Prindërit kishin ardhur për një punë më të mirë në Gjermani, sot zbulojnë vaksinën kundër Covid 19

9 Nëntor, 2020 - 3:10 pm

Lajmi për vaksinën kundër Covid 19 është lajmi kryesor në mediet botërore, por pas kësaj pune shkencore janë dy qytetare me prejardhje turke, të cilët, përfunduan në Gjermani me prindërit, të cilët kishin ardhur për të kërkuar punë në Gjermani.

“Nëse dëshironi të tregoni rrëfime pozitive për migrantët, është pikërisht kompania BioNTech, që është bashkëthemeluar nga Uğur Şahin dhe Özlem Türeci, që të dy fëmijë nga familje migrantësh, që kishin ardhur nga Turqia në Gjermani, përgjatë viteve të 60-ta”,  ka shkruar Philip Oltermann, shef i zyrës së The Guardian për Gjermani./ KultPlus.com

Të ngjajshme