9 Shtator, 2025 - 12:54 pm
Ata të cilët janë preferues të Apple, sot do të njoftohen me versionet më të reja të Iphone, Apple Watch dhe Airpods në ngjarjen e saj të vitit, shkruan KultPlus.
Këtë ngjarje, Apple e ka promovuar me shprehjen “awe dropping”, e cila nisë nga selia e kompanisë në Cupertino të Kalifornisë në ora 1 ET (19:00 në Kosovë).
Duke pasur parasysh që Apple po mbetet prapa konkurrencës së intelegjencës artificiale dhe po goditet edhe nga luftërat e tregut nga presidenti amerikan Donald Trump, është normale që vetëm rifresikimi i ngjyrave të thjeshta të iPhones ose opsioneve të kamerës, për përdoruesit nuk janë të mjaftueshme.
Për të krijuar një rritje të fortë të shitjeve, Apple po mendon që një model më i hollë i iPhone i quajtur “iPhone Air”, do të mjaftonte për të iu dhënë konsumatorëve zgjedhje. Ky lloj do t’i përshtatet linjës së iPhone17 dhe thuhet se pas tij do të shpallen; iPhone 17 Pro, iPhone 17 Pro Max dhe iPhone 17 Air ku ky i fundit pritet të jetë atraksioni kryesor.
Linja e iPhone 17 pritet të ketë përmirësime në funksionalitete bazë si jeta e baterisë, cilësia e kamerës dhe dizajni. Apple rrallë e rritë çmimin e produktit të saj më të rëndësishëm por që këtë vit pret të pësoj një humbje prej 1.1 miliard dollarësh për shkak të tarifave këtë tremujor.
Përderisa Apple përballet me një konkurrencë të ashpër nga Google dhe Samsung, është e kuptueshme rritja e çmimit prandaj çmimet do të rriten prej 5% deri 10% për dallim nga viti i kaluar. /KultPlus.com