4 Shtator, 2025 - 4:45 pm
Prizreni shumë shpejt do të ketë stadiumin e tij modern. Autoritetet kanë njoftuar se projekti për modernizimin e plotë të stadiumit “Përparim Thaçi” ka hyrë në fazën finale të procedurave dhe pritet të nënshkruhet kontrata.
Ky investim kap vlerën prej 13 milionë eurosh dhe parasheh transformimin e stadiumit aktual në një arenë të re sipas standardeve të UEFA-së, me kapacitet prej 7,750 ulësesh, transmeton KultPlus.
Stadiumi i ri nuk do të jetë vetëm shtëpia e klubit legjendar FC Liria, por edhe një hapësirë moderne për gjithë komunitetin sportiv dhe tifozët prizrenas. Projekti shihet si një hap i madh për zhvillimin e futbollit në qytetin historik dhe për krijimin e kushteve më të avancuara për gjeneratat e reja të sportistëve./KultPlus.com