Projekti “Healthy Walk” synon të promovoj vendin e staneve të Artanës

12 Gusht, 2020 - 4:04 pm

Stanishori është vend i staneve, pyjeve plot gjelbërim të ecjes, lumit, vilave prej druri, shtëpive tradicionale të banimit dhe atyre moderne. Gurthyesve, pluhurit të bardhë dhe të vazhdueshëm nga qarkullimi i mjeteve të rënda të transportit, dhe vendbanim në Artanë, por përskaj dhe afër dy komunave, Gjilanit dhe Dardanës. Sanishori dikur vend i staneve e sot shfrytëzohet për ecje, vrapime gara me motor krosa. Stanishori konsiderohet si Gërmia e banorëve të Artanës, e sidomos Gjilanit.

Projekti i  Varg e Vi , “Healthy Walk” që po zhvillohet mu në vendin e staneve, në Stanishor ka si synim që ti tregoj audiencës se si një prerje druri, ka detyruar shtegtimin e zogjve nga pyllnaja e Stanishorit për një jetë më të mirë, diku tjetër.

Nëpërmjet këtij projekti të gjithë pjesëmarrësit gjatë rrugës që do ndjekin nëpër shtigje të ndryshme, do të kenë mundësinë që të dëgjojnë audiodokumetnarin gjatë kohës sa ata shëtisin nëpër historinë e Stanishorit.

Projekti “Healthy Walk” mëton ecje të shëndetshme në pyll, vetëm duke e ruajtur identitetin e pyllit dhe e lufton qethjen e pyllit, ndotjen akustike dhe pluhurin e bardhë të gurëthyesve

“Healthy Walk” është në anën e biodiversitetit, duke e bërë betejën për të krijuar ikona “recycle bin”, për reduktim, ripërdorim dhe riciklim, përmes kreativitetit artistik, dhe duke thirrur për ekoqytetari dhe ekoart. / KultPlus.com

Të ngjajshme