Publikohen të gjeturat e hulumtimit ‘Ku po shkojnë parët e trustit?’

11 Mars, 2021 - 9:32 pm

Kolegji Universum në bashkëpunim me Institutin për Studime Politike dhe Sociale (ISEPS) prezantoi të gjeturat e hulumtimit të realizuar me temë “Ku po shkojnë parët e trustit?

“Disa nga të gjeturat e këtij hulumtimi janë:- 1/5 e fondeve shkojnë në kursime private;- Gratë përfitojnë mesatarisht 178 Euro më pak se burrat;- Ata të cilët kanë nivel më të lartë të pagave, kanë më shumë tendenca të apikojnë për fonde të trustit dhe të njejtit kanë më shumë tendenca që rreth 40% të kësaj shume ta dergojnë në kursime;Pjesë e kësaj konference ishte edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Berat Rukiqi, i cili tregoi më shumë rreth sfidave që kanë pasur bizneset gjatë kohës së pandemisë dhe efektin që masa e tërheqjes së 10% të trustit ka pasur tek bizneset dhe qytetarët. Z. Rukiqi tregoj edhe për planët qe Oda Ekonomike e Kosovës ka për të ndihmuar edhe më tej sektorin privat, si zëri kryesor dhe më i rëndësishëm i tyre. Gjithashtu, gjatë kësaj konference, studentët patën rastin të bëjnë edhe pyetje drejtuar Kryetarit, z. Rukiqi për çështjet të cilat u diskutuan gjatë kësaj ngjarjeje.

Për më shumë informata nga të gjeturat e këtij hulumtimi dhe hulumtimet e tjera ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

(Shkrim i sponsorisuar nga Universum)

Të ngjajshme