Pugh: Nolani më kërkoi falje për rolin e vogël te ‘Oppenheimer’

23 Gusht, 2023 - 7:44 pm

Aktorja Florence Pugh ka thënë që regjisori Christopher Nolan i ka kërkuar falje për rolin e vogël që ia ka dhënë në filmin e tij të ri, “Oppenheimer”.

Pughi luan rolin e Jean Tatlockit, një anëtare e partisë komuniste që është në lidhje romantike me fizikanin, J. Robert Oppenheimer.

“Nuk dija vërtetë se çfarë po ndodhte apo se çfarë po bëhej, pos që Chrisi vërtet donte që ta dija se nuk ishte rol shumë i madh, dhe se ai do të më kuptonte nëse nuk do ta pranoja”, ka thënë Pugh.

“Dhe unë i thashë, ‘S’ka rëndësi. Edhe nëse jam kafebërëse prapa në dhomë, le ta bëjmë këtë”.

“Më kujtohet që ai pati kërkuar falje për madhësinë e rolit. Unë i thosha, “të lutem mos kërko falje!”/KultPlus.com

Të ngjajshme