займ на карту онлайн потребительский кредит

Qendra për Zhvillimin e Artit transformon hapësirat publike

4 Korrik, 2020 - 9:00 pm

Qendra për Zhvillimin e Artit ka publikuar platformën “BONEveninTOND”, ku qytetarët mund të kontribuojnë në diskutime për zgjidhjen e problemeve në qytetet e tyre.

Si përfundim, pritet që të përzgjidhen dhe transformohen 7 lokacione, përmes arkitekturës dhe artit.

Qytetet e përfshira janë Prishtina, Gjilani, Prizreni, Peja, Gjakova, Obiliqi dhe Fushë Kosova.

“Në këtë proces, do të prekim temat se cilat janë të drejtat e qytetarëve dhe përgjegjësitë e tyre për hapësira publike, aspektet ligjore dhe komunikimi me shërbimet publike lokale. Artistët do të dëgjojnë me kujdes dhe pastaj do të intervenojnë në këto hapësira me art në forma të ndryshme, gjithmonë në koordinim me institucionet lokale. Ky model tashmë funksionon në shumë qytete në botë, dhe është përgjegjës për transformime mbresëlënëse në këto qytete, ku zëri i qytetarit dhe puna e artistit ndërthuren për të arritur mrekulli. Dhe kështu, qytetari ndihet se është pjesë e ndryshimit, e pronëson dhe e mbron hapësirën e vetë publike”, theksohet në njoftimin e tyre. /KultPlus.com

Të ngjajshme