Qeni Hachiko, simbol i besnikërisë, mbush 100-vjeç!

10 Nëntor, 2023 - 10:33 pm

Japonia feston 100-vjetorin e lindjes së qenit besnik Hachiko (1923-1935). Bëhet fjalë për qenin që ka emocionuar japonezët për breza dhe jo vetëm, statuja e të cilit është edhe nga më të fotografuarat në Japoni. Është në lagjen kaotike të Shibuya, pikërisht pranë një nga stacioneve kryesorë hekurudhorë të Tokyos, dhe çdo ditë ka një radhë të gjatë për të shkrepur një foto pranë statujës.

Hachiko i përkiste profesorit universitar Hidesaburo Ueno. Siç përcillet edhe në filmin që mban emrin e tij, ai priste çdo ditë që i zoti të kthehej  nga puna në stacion. Kur Ueno u nda nga jeta papritur në vitin 1925, Hachiko, vijoi ta presë për çdo ditë, thuajse për 10 vjet deri sa reshti së jetuari në vitin 1935.

Historia që ka prekur zemrën e shumë banorëve, aq sa mblodhën paratë e nevojshme për të ndërtuar statujën e tij, që më pas u përdor për metal gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në 1948-ën u instalua sërish.

Një shekull nga lindja e tij, legjenda e mikut besnik që priti për një dekadë kthimin e pronarit të tij, pa e kuptuar se ai nuk jetonte më, vijon që të krijojë sensibilitet të madh tek japonezët, por edhe turistët, aq sa frymëzoi në 2009-ën një film Hollyëoodi me Richard Gere (Hachi: A dog’s tale , një tjetër film indian në 2015, si dhe është personazh i një videoloje japoneze./Shqiptarja.com/KultPlus.com

Të ngjajshme