Qentë e Zonjës së Parë shfaqen në mesazhin e Jill Biden për vendosjen e maskave (FOTO)

10 Shkurt, 2021 - 6:55 pm

Zonja e Parë e re e SHBA, Jill Biden ka listuar dy qentë e saj në prodhimin e video-mesazhit sensibilizues për nxitjen e qytetarëve amerikanë për të mbajtur maska fytyre kundër përhapjes së koronavirusit.

Në mesazhin e xhiruar në Shtëpinë e Bardhë që do të transmetohet në Ditën e Kafshëve Shtëpike 17 shkurt, profesoresha 69 vjeçare nxit kolegët e saj zotërues kafshësh të mbrojnë veten nga COVID-19 duke mbajtur maska fytyre, duke insistuar se kjo ndihmon që dhe kafshët e tyre të mbeten të shëndetshme.

“Dashuria pa kushte që të japin qentë është një nga gjërat më të bukura të jetës”, thotë ajo mes të tjerash, duke shikuar nga qentë e saj. “Kështu që vendosni maskën tuaj, edhe kur shëtisni qenin”.

Pastorët gjermanë presidencialë Champ e Major qëndrojnë gjithë kohës të ulur në këmbët e Zonjës së Parë, në klipin e filmuar pranë vatrës së zjarrit në adresën më të famshme në SHBA, 1600 Pennsylvania Avenue, edhe pse në një koment ajo bashkohet me ta duke u ulur në dysheme për një përkëdhelje të shpejtë.

Në fillim të videos, Jill lavdëron qentë e saj duke i quajur ‘burim gëzimi e ngushëlimi’ gjatë periudhës së pandemisë, teksa thotë: “Përshëndetje, unë jam Jill Biden këtu në Shtëpinë e bardhë, dhe këta janë dy qentë tanë, Champ e Major.

“Për shumë prej nesh gjatë pandemisë kafshët shtëpiake kanë qenë një burim gëzimi i ngushëllimi, edhe lehin një ose dy herë gjatë video konferencave”.

Gjatë videos Champ në një moment duket se këputet nga gjumi, ndërsa edhe Major shikon me dembelizëm rrotull dhomës.

Debutimi i tyre televiziv vjen teksa Amerika shënoi dje më shumë se 5,000 vdekje nga COVID-19 edhe pse u shënuan rënie në numrat e infektimeve./ KultPlus.com

Të ngjajshme