Qeveria i ekzekuton pagat e mësimdhënësve

7 Tetor, 2022 - 4:43 pm

Qeveria, më në fund, ka vendosur t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve, të cilat i ndali për shkak të grevës së mbajtur gjatë shtatorit.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës. 

 “Janë ekzekutuar dhe kanë filluar të dalin”, ka thënë Ibrahimi.

Se u kanë dalë pagat, kanë thënë edhe disa mësimdhënës.

Pas 7 ditëve vonesë, Ministria e Financave njoftoi sot se do të mund t’i ekzekutojë pagesat për mësuesit, por vetëm si paradhënie, pasi t’i konfirmohen listat për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës./ KultPlus.com

Të ngjajshme