Qeveria mbështet projektin që do t’i tregoj botës historinë e sakrificës shqiptare në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit

11 Janar, 2023 - 2:17 pm

Nga mbledhja e 118-të me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e para për këtë vit, janë marr disa vendime mjaft të rëndësishme për vendin.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë me dije që ndër të tjera pika është ndarë edhe një buxhet prej 250 mijë eurove për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan në realizimin e projektit “Muri i Nerit” në Prishtinë, projekt ky përmes të cilit do t’i tregohet botës historia unike e sakrificës shqiptare në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Pikat tjera që janë miratuar sot e që kryeministri i ka ndarë me publikun:

Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ndamë mjete për librin e Ambasadorit William Walker, rreth masakrës së 15 janarit 1999 dhe peshës historike të saj.

Për përballje me krizën energjetike, miratuam masa emergjente në furnizimin me energji, si dhe ndamë:

-24,6 milionë euro për përballje të ngritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike;

– 5 milionë euro për subvencionimin e kursimit të energjisë elektrike nga konsumatorët.

Me Projektligjin për investime të qëndrueshme po vendosim një kornizë të re ligjore për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve.

Me qellim të rritjes së investimeve, miratuam Projektligjin për Parqet Industriale dhe Teknologjike.

Mbështetëm mbajtjen e Forumit të Investimeve, për promovimin e vendit tonë dhe investimeve nga Zvicra në Kosovë.

Miratuam Strategjinë e Transportit Multimodal për vitet 2023-2030, për ngritje të sigurisë së transportit dhe digjitalizimin e tij.

Ndamë 100 mijë euro për Kosovo American Education Fund (KAEF), për të vazhduar kontributin për të ardhmen e Kosovës, për studentët tanë.

Si dhe emëruam drejtorët e Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidrodrini Sh. A. Pejë. / KultPlus.com

Të ngjajshme