Qytetarët e Maqedonisë së Veriut protestojnë: Goja jonë mbyllet çdo ditë, ne as nuk mund të marrim frymë nga ushqimi i vjedhur dhe ëndrrat e vjedhura

15 Gusht, 2020 - 6:03 pm

Në Maqedoninë e Veriut janë zhvilluar protesta nga pakënaqësia e qytetarëve kundër korrupcionit dhe mungesës së perspektivës për një të ardhme më të mirë shkruan KultPlus.

Artisti i ri Gent Çajani shprehet për KultPlus se ata protestojnë kundër korrupcionit dhe ëndrrave të vjedhura.

“Unë jam një artist i ri nga Maqedonia e Veriut.
Sot protestojmë për herë të 100-të kundër korrupsionit.
Goja jonë mbyllet çdo ditë. Ne as nuk mund të marrim frymë, nga ushqimi i vjedhur, nga ëndrrat e vjedhura.
Edhe shpirti ynë është vjedhur.
Ne jemi njerëz dhe meritojmë të jetojmë të lirë.
Çdo ditë rinia jonë emigron jashtë vendit për një të ardhme më të mirë.
E megjithatë nuk mund të ndryshojmë asgjë për shkak të vullnetit të lirë që na është hequr.
Nuk mund të pres edhe 100 vite tjera që të dëgjohet zëri ynë.
Ne kemi nevojë për lirinë tonë, ne duhet të luftojmë për të drejtat tona, ëndrrat tona, të ardhmen tonë. Prandaj ju lutem përqendrohuni në atë që na ka mbetur dhe në atë që është më mira për ne. Ne kemi ende njëri-tjetrin.
Evropë na çliro.
“Të jesh apo të mos jesh
Kjo është çështja”, shprehet ai për KultPlus. /KultPlus.com

Të ngjajshme