Rama: Familjet pa çati do të vendosen në hotelet e Durrësit, Kavajës dhe Vlorës

26 Nëntor, 2019 - 7:01 pm

Shumë familje shqiptare kanë mbetë pa kulm mbi kokë si pasojë e tërmeti të madh që ka goditë Shqipërinë, shkruan KultPlus.

Këto familje tashmë janë vendosë në tenda, por kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka paralajmëruar për një zgjidhje për këtë dimër.

Ai ka njoftuar se do të bëjë një marrëveshje me hotelet e Durrësit, Kavajës e Vlorës, ku edhe do të vendosen familjet pa kulm mbi kokë.

Më poshtë po sjellim statusin e plotë të Edi Ramës.

Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimal./KultPlus.com

Të ngjajshme