Rama: Shqiptarët ndotin Shqipërinë, gati të luftojnë në ndeshje me Serbinë

4 Shtator, 2025 - 6:36 pm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një aktiviteti për sezonin turistik veror, theksoi se ndotja në pikat turistike më të bukura të vendit vijnë kryesisht nga shqiptarët dhe jo turistët e huaj.

Ai u shpreh:

“Turistë jo anglisht, spanjisht, frëngjisht, italisht folës por shqip folës, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut… bëjnë selfie dhe njëkohësisht hedhin plehrat nga veturat e tyre.”

Rama kritikoi gjithashtu sjelljen e keqe ndaj turistëve, duke përmendur veçanërisht rastin e plazhit të Ksamilit, që sipas tij është “i dhunuar” nga çmimet e larta dhe shërbimi jo i mirë. Ai njoftoi se plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut do t’i kalojnë tërësisht në administrim bashkive për të përmirësuar menaxhimin dhe sigurinë.

Kryeministri shtoi se qeveria nuk mund të pastrojë të gjitha bashkitë, por do të angazhohet për trajtimin e mbetjeve në nivel kombëtar. Ai njoftoi gjithashtu ndalimin e muzikës jashtë orëve të plazhit dhe ridimensionimin e numrit të beach-bar-eve, pas ankesave të turistëve japonezë që u larguan nga Dhërmiu për shkak të zhurmës.

Rama theksoi se kjo masë synon të mbrojë turizmin shqiptar dhe përvojën e pushuesve, duke ruajtur plazhet si hapësira publike dhe të qeta për vizitorët./KultPlus.com

Të ngjajshme