“RETRO” sjell në Shkodër 35 mjete historike nga Europa

31 Gusht, 2019 - 3:30 pm

“RETRO” koleksioni i mjeteve të vjetra shqiptare, vjen në pedonalen e qytetit të Shkodrës, në veri të vendit, nga data 20-21 shtator.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se, “RETRO” një projekt i veçantë në llojin e vet, që erdhi për herë të parë këtë në Shqipëri, u ndoq me shumë interes jo vetëm nga qytetarët shqiptarë, të apasionuar ose jo për, historiken në vite të mjeteve motorrike (makina, motorra, biçikleta), por edhe si një destinacion i turistëve të huaj, që ndodhen në Shqipëri.

Pas ekspozimit në disa prej qyteteve kryesore, Tiranë, Korçë, “RETRO” do të vijë në Shkodër. Mbi 35 mjete historike nga Europa, punishtja e Targave Suvenir dhe këndi festiv “RETRO”, janë kolazhi që do të shoqërojnë këtë event special në kryeqendrën e veriut të Shqipërisë. / atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme