8 Gusht, 2025 - 9:30 am
Sipas revistës britanike “Mirror”, Shqipëria po fiton zemrat e udhëtarëve britanikë si një alternativë e shkëlqyer për Maldive, po aq e bukur, por tepër më e përballueshme.
Artikulli nënvizon ujërat kristal të Ksamilit, rezorte të mrekullueshme dhe natyrë të paprekur, dhe kjo me kosto shumë më të ulët se në destinacione të njohura.
Ky lloj ekspozimi në mediat britanike, ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e interesit turistik ndaj Shqipërisë. Artikuj të ngjashëm në “Mirror”, “Metro” dhe “Daily Mail” e përmendin Ksamilin dhe Vlorën si destinacione kryesore për pushime verore me buxhet të ulët.
Artikulli i “Mirror” e vendos Shqipërinë hartën e destinacioneve më të kërkuara për pushime të përballueshme, por të paharrueshme. Duke e cilësuar Shqipërinë si “Maldive të Evropës”, media britanike jo vetëm që i hap derën një audience të re vizitorësh, por edhe ndihmon në krijimin e një imazhi modern e tërheqës për vendin tonë. Ky lloj promovimi ndërkombëtar, i mbështetur nga bukuria natyrore dhe mikpritja shqiptare, mund të shndërrohet në një motor të qëndrueshëm zhvillimi ekonomik dhe kulturor për vitet që vijnë./KultPlus.com