Rita Ora përfaqëson Kosovën në hartën interaktive, shprehet krenare (FOTO)

2 Gusht, 2022 - 9:40 am

Është publikuar Harta interaktive e cila zbulon njerëzit më domethënës në mbarë botën – me Sean Connery që kryeson listën në Edinburg, Barack Obama në Honolulu dhe Freddie Mercury në Zanzibar, përcjellë KultPlus.

Harta bazohet në informacionet e grumbulluar nga Wikipedia dhe Wikidata nga studiues nga Universiteti i Parisit

Ai sugjeron se Sean Connery është personi më i shquar që vjen nga Edinburgu, ndërsa Barack Obama kryeson listën në Honolulu dhe Freddie Mercury në Zanzibar. Pavarësisht nëse është një futbollist legjendar apo një shpikës i famshëm, shumë prej nesh janë krenarë që janë nga i njëjti qytet.

Por kush është saktësisht personi më domethënës që vjen nga vendlindja jonë?

Rita Ora është personi emri i të cilës shfaqet në Prishtinë.

Këngëtarja shqiptare me renome botërore është lindur në kryeqytetin kosovar më 26 nëntor të vitit 1991, si fëmija i dytë i prindërve Besnik dhe Vera Sahatçiu.

Pas publikimit të hartës, Rita është shprehur krenare që vjen nga Prishtina dhe emri i saj përfaqëson kryeqytetin kosovar edhe në hartën interaktive.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Isntagram pamje të hartës së Kosovës në Tjukanoft, ku theksohet Prishtina si vendlindja e saj. / KultPlus.com

Të ngjajshme