Serbët largojnë me dhunë Natasha Kandić me rastin e promovimit të librit për gjenocidin në Srebrenicë

6 Shkurt, 2020 - 9:37 am

Radikalët serb në krye me Sheshelin përzënë me dhunë aktivisten, kandidaten për çmimin Nobel për paqe, Natasa Kandić, përcjellë KultPlus.

Incidenti ndodhi me rastin e promovimit të librit për gjenocidin në Srebrenicë. Aktivistët e Fondit për të Drejtën Humanitare dëshironin që të shpërndanin dosjen e tyre për krimet ndaj kroatëve në Vojvodinë kur Shesheli kërkoi nga sigurimi që t’i largoj ata nga ndërtesa.

Natasha edhe pse 70+ vjeçare ende është zëri i mijëra viktimave të shtetit serb, shpeshherë e vetme. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme