Shaip Kamberi, zyrtarisht deputet edhe për një mandat, e konfirmon KQZ e Serbisë

5 Korrik, 2022 - 2:53 pm

Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi ka bërë të ditur se shqiptarët do të kenë një përfaqësues në parlamentin serb.

Në rezultatet përfundimtar të publikuara të martën shihet se lista e Shaip Kamberit është pjesë e partive tjera që kanë zënë vend në Kuvendin e Serbisë.

Zgjedhjet në Tërnoc të Preshevës janë mbajtur pesë herë për shkak të parregullsive të shumta që e pamundësuan procesin zgjedhor.

Kamberi kishte akuzuar komisionerët e partive serbe se shfaqnin probleme për të ndërprerë procesin e zgjedhjes së tij si deputet, transmeton KlanKosova.tv.

Klan Kosova e kishte ndjekur procesin zgjedhor dhe ka raportuar për të vazhdimish. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme