Sheshi Skënderbej në Tiranë kthehet në skenë gjigante vallëzimi

7 Korrik, 2022 - 6:30 pm

 Sheshi Skënderbej u shndërrua në një skenë baleti, me plot të rinj dhe të reja.

Nën tingujt e muzikës, të rinjtë e Tiranës dhe jo vetëm, shijuan mbrëmjen e djeshme valsin vjenez nën koreografinë e balerinit dhe koreografit shqiptar me famë botërore, Eno Peçi.

Ishin të shumtë në numër të rinjtë që shfaqën dëshirën për të mësuar se si kërcehet një vals, e ku ka më bukur se të mësosh nga më i miri.

Aktiviteti u organizua nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në bashkëpunim me bashkinë Tiranë dhe Ambasadën e Austrisë në Tiranë./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme