Shkolla Finlandeze dërgon nxënës në universitetet më prestigjioze në botë

16 Gusht, 2023 - 5:13 pm

Shkolla Finlandeze është një institucion arsimor i vlerësuar në Kosovë, që ofron programin prestigjioz të shkollës së mesme Cambridge AS/A Levels, i vetmi në Kosovë. Si e vetmja Shkollë Ndërkombëtare Cambridge në vend që ofron AS/A Levels, shkolla kombinon kurrikulën e njohur të Cambridge International dhe qasjen e vlerësuar të arsimit finlandez, duke fuqizuar kështu nxënësit me një arsim transformues që i përgatit ata për universitete prestigjioze në mbarë botën.

Regjistrohu për më shumë informata: https://shorturl.at/mJL67

Në një qasje të veçantë drejt përsosmërisë arsimore, Shkolla Finlandeze ka arritur të ndërthurë metodologjitë më të vecanta të sistemit arsimor finlandez dhe atij të Cambridge për t’iu ofruar nxënësve një eksperiencë tërësisht ndryshe të të mësuarit. Kjo ndërthurje e veçantë thekson vëmendjen unike të Finlandës mbi mësimin e personalizuar dhe mirëqenien e nxënësve me kurrikulën e njohur botërore të Cambridge, e njohur për prestigjin e tij akademik dhe standardet ndërkombëtare.

Avantazhi kryesor i programit të shkollës së mesme qëndron në ofrimin e provimeve të AS/A Levels, një kualifikim i vlerësuar ndërkombëtarisht i njohur nga universitete prestigjioze në mbarë botën. Ky program jo vetëm jep njohuri specifike për lëndët, por gjithashtu nxit të menduarit kritik, aftësitë hulumtuese dhe mësimin e pavarur, duke përgatitur nxënësit edhe për sfidat e jetës universitare.

Përtej përsosmërisë akademike, shkolla iu kushton rëndësi të veçantë aftësive jetësore në formimin e individëve. Nëpërmjet mësimit të bazuar në projekte, iniciativave bashkëpunuese dhe udhëzimeve gjithëpërfshirëse, programi i shkollës së mesme ngërhten cilësi të tilla si lidershipi, komunikimi, përshtatshmëria dhe ndërgjegjësimi kulturor, duke i fuqizuar nxënësit për sukses si në ndjekjet akademike ashtu edhe në jetën përtej klasës.

Për më shumë informata rreth Shkollës Finlandeze dhe qasjes së saj në edukimin me standard ndërkombëtare me qasjen unike të sistemit finlandez të arsimit, vizitoni shkollën apo kontaktoni në [email protected] ose +383 45 235 650./KultPlus.com

Të ngjajshme