Ahmeti: Sonte lëshojmë këngët e Violeta Rexhepagiqit në stadium

16 Prill, 2020 - 6:55 pm

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e gazetares dhe këngëtares, Violeta Rexhepagiqi, shkruan KultPlus.com

“Prej orës 20:15 – 20:30, nga stadiumi i qytetit do të lëshojmë këngë të saj në shenjë respekti për kontributin e saj për kulturën tonë”, ka shkruar ndër të tjera Shpend Ahmeti.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Sot ka ndërruar jetë një ikonë e Prishtinës, Violeta Rexhepagiq. Si fëmijë e kam njohur e takuar disa herë. Këngët e saj e të Armendit kanë qenë avant-garde. Si gjithmonë, duke shkuar vitet e muzika e saj duke u pëlqyer edhe më shumë.

Sot nuk mund të ja themi lamtumirën që e meritonte edhe me mbledhje komemorative edhe me pjesëmarrje në varrim.

Por mund ta kujtojmë i gjithë qyteti, sepse prej orës 20:15 – 20:30, nga stadiumi i qytetit do të lëshojmë këngë të saj në shenjë respekti për kontributin e saj për kulturën tonë.

Ngushëllime familjes e u preht në paqe”.

Të ngjajshme