Shqipëria përpara, Cikalleshi realizon gol

17 Nëntor, 2023 - 6:38 pm

Është realizuar goli i parë në ndeshjen kualifikuese mes Moldavisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet për Evropianin 2024.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka kaluar në avantazh 0:1 kundër Moldavisë, shkruan lajmi.net.

Cikalleshi ka realizuar nga penalltia në minutën e 25-të.

Moldavia dhe Shqipëria po përballen në stadiumin “Stadionul Zimbru”, në kuadër të Grupit E.

Kuqezinjve të Sylvinhos iu mjafton vetëm një barazim për të siguruar “biletën” që dërgon në Evropianin e vitin 2024.

Shqipëria në shkallët e stadiumit ka edhe përkrahjen e një numri të madh të tifozëve shqiptarë./Lajmi.net/KultPlus.com

Të ngjajshme