Shqiptari përzgjedhet nga NASA për t’u bërë banor i Marsit në rast se aty ka jetë

24 Shkurt, 2021 - 11:10 am



Bennet Nura 17 vjeçar, është shqiptari i parë që tashmë i ka arritur emri në këtë planet.

Në vitin 2020 para se raketa AtlasV të niset për në planetin Mars, NASA ka hapur konkurs për të gjithë banorët e botës në rast të vërtetimit se aty do të mund të zhvillohet jeta.

Aty ka konkurruar Benneti në mesin e 100 mijë njerëzve, i cili tashmë është përzgjedhur të jetë ndër banorët e parë zyrtarë të këtij planeti, njëherësh shqiptari i parë, nëse në të ardhmen aty do të ketë jetë.

Benneti tha për RTK-Radio se tashmë i ka 2 pasaporta. Një të NASA-s dhe një që mban shtetësi holandeze, pasi ai jeton në Holandë.

“Ideja e këtij konkursi Ishte që të zgjidhen 100.000 banorë virtual të Marsit, nga 7.8 miliardë banorë sa i ka bota. Këta të përzgjedhur, tashmë janë edhe banorë zyrtarë të këtij planeti, ku në mesin e tyre jam edhe unë.
Pra nëse planeti mars bëhet i banueshëm, ne si të përzgjedhur jemi të parët që kemi të drejtë jete atje’’, tha Nura.

Benneti studion shkencat kompjuterike, njëkohësisht ndjek edhe kurse të IT-së. Ai për RTK-në tregon edhe mënyrën e aplikimit në NASA për tu bërë banorë potencial në planetin Mars.

“Mua më lindi ideja të vendos emrin tim së bashku me të tjerët në planetin Mars, në marshimin nga vetë faqja e internetit e NASA-s, pasi po e reklamonte në faqen e parë. Aty vetëm duhej të plotësohet një pyetësor me pyetje personale dhe të dërgohet. Më pas më erdhi konfirmimi dhe pasaporta nga NASA’’, tha ai.

Me datën 18.02 2021 ne ora 9:55 raketa Atlas V ka ateruar ne Mars. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte që të mblidhen mostra, për të parë nëse më herët aty ka pasur jetë. Sonda me gjashtë rrota, më e madhja dhe më e avancuara e NASA-s, ateroi të enjten, pas një udhëtimi shtatë mujor, prej 470 milionë kilometrash, nga Toka.

NASA i është bashkuar Agjencisë Evropiane të Hapësirës, për të sjellë shkëmbinj nga Marsi, që mund të tregojnë nëse ka ekzistuar ndonjëherë jetë në planetin Mars. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme