Shtëpia më e çuditshme në botë (VIDEO)

18 Shtator, 2020 - 11:39 pm

E vendosur rrëzë malit Fafe në Portugalinë Veriore, Casa do Penedo mund të radhitet ndër objektet më të çuditshme në botë

Kjo shtëpi, e ndërtuar në vitin 1974, perfekt përshtatet në peizazhin malor falë idesë së pazakonshme të ndërtuesit që shtëpinë ta vendosë në katër shkëmbinj masivë, transmeton KultPlus.

Shtëpia është quajtur me emrin e përshtatshëm “Shtëpia nga guri” (Casa do Penedo), ajo në mënyrë të përsosur bashkon pjesët e natyrës me njeriun.

Muret janë ndërtuar nga graniti i Portugalisë, i cili përdoret tradicionalisht si material ndërtimor për objekte vendore.

Shtëpia dykatëshe e cila sikur ka dalë nga filmi vizatimor për familjen Flinston, ka tërhequr vëmendjen e banorëve vendës dhe turistëve nga momenti kur është ndërtuar.

Turistëve tani u është ofruar mundësia që vetëm ta hedhin një shikim në shtëpinë e pazakonshme të gurit, por edhe të njihen me historinë dhe arkitekturën e shtëpisë, të drekojnë në natyrë dhe të kënaqen me pamjen në fushën e helikave për prodhimin e energjisë elektrike.

Të ngjajshme