займ на карту онлайн потребительский кредит

Sot është përvjetori i vdekjes së filozofit të shquar, Erazo Roterdami

12 Korrik, 2020 - 4:29 pm

Erazmo Roterdami ishte filozof humanist holandez, i lindur më 1466 si djalë i paligjshëm i një prifti, Erasmusi pati një ndikim të konsiderueshëm mbi zhvillimet e humanizmit. Ai ishte armik i teologjisë skolastike, megjithatë nuk kishte qëllim ta mohonte besimin e krishterë, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet mësimeve të tij humaniste, veçanërisht në gjuhën greke, ai kërkoi të zbulonte elementët e pastër dhe të thjeshtë të krishterimit, që ishin lënë pas dore dhe të paqartë nga racionalizmi i tepruar i doktrinës skolastike. Përgatitja e tij fillestare filloi në shkollën e Jetës Praktike të Bethrenit, ku prej andej ai, më vonë, hyri në manastirin augustinian të Stinit. Në manastir jeta e Erazmusit ishte shumë e vështirë. Ai nuk mund të përshtatej mendërisht, fizikisht, dhe nga temperamenti, me një regjim që ofronte shumë pak rehati fizike dhe liri intelektuale. Fatmirësisht atë e kërkoi Peshkopi i Kambrait (Cambrai) që të bëhej sekretari i tij latin.

Peshkopi e dërgoi atë për ca kohë të studionte në kolegjin Montanjë në Paris, ku përsëri ai ndjeu vetëm përçmim për mësimet e metodës skolastike. Megjithatë, pikërisht këtu, entuziazmi i tij për letërsinë klasike u stimulua, dhe po këtu ai filloi librin e tij të parë me proverba të titulluar »Proverba e Kiliadës«, i cili më vonë u bë një nga volumet e tij më të famshëm. Në 1499, Erasmusi vizitoi Anglinë, ku shpejt ra nën ndikimin e Colet, një mendimtar biblik dhe Tomas Morit (Thomas More).

Erasmusi mendonte se ashtu si Colet mund të jepte leksione mbi Biblën, pa pasur njohuri në greqisht. Më vonë, ai vendosi të bëhej i përkryer në këtë gjuhë, duke botuar një përkthim të ri në latinisht të Testamentit Grek, i cili u bë tepër i kërkuar. Gjatë vizitës së tij të dytë në Angli, më 1511, Erasmusi u bë anëtar i akademisë së Kembrixhit, ku iu dha titulli Profesor “Ledi Margaret”. Ai kishte pak respekt për kolegjet që kishte ndjekur, duke i quajtur ato “dema qipriot dhe plehngrënës”, por nuk thoshte as ndonjë fjalë të mirë për birrën apo klimën angleze. Pas disa vjetësh ai shkoi në Bazel, ku qëndroi deri në vdekje. Ai vdiq më 1536, në moshën 70 vjeçare. /KultPlus.com

Të ngjajshme