Pas një muaji grevë, sot nis mësimi

3 Tetor, 2022 - 8:58 am

Sot do të nis viti i ri shkollor 2022/2023 – me vonesë një muaj, pasi kishte grevë.

Një grevë që ishte shpallur më 25 gusht nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në arsim Këshillit Grevist i printe Rrahman Jasharaj.

Përkundër thirrjeve për ndërprerje të grevës nga Qeveria e Kosovës, Këshilli Grevist refuzonte.

Opozita bënte thirrje për dialog social. Në rrjetet sociale diskutimi u agresua.

Takimi mes Kurtit dhe Rrahman Jasharajt ndodhi më 13 shtator. Pa marrëveshje – por me keqkuptime.

Jasharaj i kishte thënë Kurtit “ndihmom si vëlla”, ai ka thënë se e ka përdorur këtë epitet në formë të traditës shqiptare.

Por Kurti e kishte marrë ndryshe, në formën e organizimit fisnor.

“Nuk mund ta trajtosh Qeverinë e Republikës së Kosovës si private”, ka thënë Kurti.

Në këtë debat ishin përfshirë edhe deputetë të pushtetit si Dimal Basha i cili në objektin e Kuvendit të Kosovës ia kishte ngritur zërin Jasharajt.

Më parë, edhe një gjysh kishte tentuar ta sulmonte Rrahman Jasharajn, në një shkollë.

“Unë kam dajë e miq”, kishte thënë Jasharaj teksa aludonte të kërcënuesit.

Ky i fundit ishte takuar edhe me krerët e opozitës, gjatë konferencave me ta e kishte cilësuar Kurtin si “diktator”.

Krejt këto zhvillime për shtesat e mësimdhënëseve. SBAShK kërkon 100 euro shtesa deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Qeveria s’ofron më shumë sesa 50 deri në fund të këtij viti.

“Unë nuk bëjë pazare”, thoshte Kurti.

Tash nuk dihet nëse pagat e mësimdhënëseve do të dalin – është e diskutueshme. Por që greva është pezulluar deri në janar.

“Nuk e kemi mbaruar grevën, e kemi pezulluar. Qeveria t’i miratojë kërkesat tona”, kishte thënë SBAShK.

E Ministria e Arsimit në kohën kur greva u pezullua ka përmendur testimin me shkrim të mësimdhënëseve si dhe ngritjen e numrit të inspektorëve. /Express/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme