Sot shënohet 24 vjetori i Masakrës së 243 personave të Krushës së Madhe

26 Mars, 2023 - 9:45 am

Më 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999, në Krushë të Madhe u vranë dhe u masakruan 243 qytetarë të këtij fshati, ku rreth 60 persona ende figurojnë të zhdukur, ndër ta edhe intelektuali Ukshin Hoti,përcjellë KultPlus.

Masakra e Krushës së Madhe është njëra ndër masakrat më të mëdha në vend të kryera nga forcat serbe në vitin 1999, ku përpos njerëzve, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale me rreth 893 shtëpi të djegura.

Sot, 24 vjetorin e masakrës e shënojnë edhe fshati Krushë e Vogël ku mbetën të vrarë 113 persona dhe familja Berisha nga Suhareka, ku u vranë 50 persona./KultPlus.com

Të ngjajshme