Sot shënohet Dita e Ndërgjegjësimit për Stresin

4 Nëntor, 2020 - 10:19 am

Dita e Ndërgjegjësimit për Stresin, e cila shënohet çdo vit më 4 nëntor, u krijua nga Themeluesi i Shoqatës Ndërkombëtare të Menaxhimit të Stresit (ISMA) Carole Spiers në 1998, shkruan KultPlus.

Stresi është një ndjenjë e tensionit emocional ose fizik dhe mund të vijë nga çdo ngjarje ose mendim që ju bën të ndiheni të irrituar, të zemëruar ose nervoz. Në të njëjtën kohë, stresi është reagimi i trupit tuaj ndaj një sfide ose kërkese. Kur zgjat në kohë të shkurtra, ai mund të jetë pozitiv, në të tilla raste kur ju ndihmon të shmangni rrezikun ose të përmbushni një afat të caktuar. Por kur stresi zgjat për një kohë të gjatë, mund të dëmtojë shëndetin tuaj.

Me zhvillimet e shpejta teknologjike, ngjarjet e mëdha botërore dhe ndryshimet e shpejta, stresi në jetën e njerëzve tanimë është shtuar edhe më shumë. Meditimi është një ndër teknikat të cilat sjellin lehtësim afatshkurtër të stresit. Një ndër format medituese është frymëmarrja e ngadaltë dhe e thellë ose përqendrimi vetëm në momentin aktual. Të kushtuarit e vëmendjes për atë që shihni, dëgjoni, shijoni, prekni dhe nuhatni është një tjetër zgjidhje.

Relaksimi progresiv apo i të gjithë muskujve përfshin shtrëngimin dhe lëvizjen që nga balli e deri te gishtërinjtë e këmbëve, i cili ndihmon tejet shumë trupin tuaj.

Në anën tjetër, përqendrimi në frymëmarrjen personale mund të bëj një ndryshim të madh në nivelin e përgjithshëm të stresit. Teknikat e frymëmarrjes mund të qetësojnë trupin dhe trurin tuaj në vetëm disa minuta. 

Poashtu ushtrimi është një qetësues fantastik i stresit që mund të funksionojë në disa minuta. Bërja e një shëtitje ju lejon të shijoni një ndryshim të peizazhit, i cili mund t’ju sjellë në një dimension tjetër të mendjes, dhe sjell përfitimet e ushtrimeve gjithashtu.

Ndërkaq, atë që edhe ekspertët e sugjerojnë përherë, janë aktivitetet artistike. Nëpërmjet krijimit në cilëndo fushë të artit njeriu e largon një sasi të lartë të stresit./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme