‘Starship’ pa ekuipazh i ‘SpaceX’ realizon fluturimin e parë testues

20 Prill, 2023 - 9:00 pm

“Starship” i “SpaceX”, raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë, shpërtheu sot në ajër menjëherë pasi u nis në Teksas. Askush nuk ishte në bordin e raketës, sipas CNN.

Ky fluturim testues ishte një hap i vogël brenda një projekti madhështor.

NASA përdori “Starship-in” e “SpaceX” për të shërbyer si një tokëzues hënor, duke transportuar astronautët nga një anije kozmike e veçantë në sipërfaqen hënore të misionit Artemis III, i cili aktualisht është planifikuar në vitin 2025.

Megjithatë, përpara se ky mision të nisë, “SpaceX” duhet të vërtetojë se “Starship” mund të arrijë në Hënë.

Masa e jashtëzakonisht e madhe e mjetit mund ta detyrojë kompaninë të furnizojë me karburant anijen kozmike ndërsa ajo është ende në orbitën e Tokës.

Mund të nevojiten më shumë se njëzetë lëshime, për t’i dhënë “Starship-it”, karburant të mjaftueshëm për të përshkuar boshllëkun 238,900 milje (384,500 kilometra) midis Tokës dhe Hënës.

Përpara se “SpaceX” të shqyrtojë procesin, do t’i duhet gjithashtu të mësojë të vendosë Starship-in në orbitë, në radhë të parë.

Fluturimi testues i sotëm syninte arritjen afër shpejtësisë orbitale dhe realizimi i një xhiroje të pjesshme të planetit.

Pasi raketa pa ekuipazh “Starship” u lëshua dhe më pas shpërtheu në ajër disa minuta më vonë, themeluesi dhe CEO i “SpaceX”, Elon Musk, përgëzoi kompaninë në Twitter dhe tha se ekipi kishte mësuar shumë, dhe ishte i përgatitur për lançimin e ardhshëm të testit, i cili do të ndodhë pas disa muajsh.

“Starship-i” i “SpaceX”, raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë, u ngrit nga një platformë lëshimi në brigjet e Teksasit Jugor, sot në mëngjes.

Raketa pa ekuipazh shpërtheu në ajër menjëherë pas ngritjes.

“Me një test si ky, suksesi vjen nga ajo që mësojmë dhe testi i sotëm do të na ndihmojë të përmirësojmë besueshmërinë e “Starship-it”, pasi “SpaceX” kërkon ta bëjë jetën shumëplanetare”, tha “SpaceX” në një postim në Twitter.

Është e zakonshme që lëshimet për herë të parë të vonohen, pasi inxhinierët zgjidhin çështjet që mund të mos kenë qenë të dukshme gjatë testimit paraprak.

Raketa SLS e NASA-s, për shembull, iu nënshtrua katër përpjekjeve për të përfunduar një provë të veshjes së lagësht dhe dy përpjekje për nisje përpara se mjeti të ngrihej përfundimisht në nëntor të vitit 2022.

Administratori i NASA-s, Bill Nelson, uroi sot “SpaceX” në një postim në Twitter, duke shtuar se çdo arritje e madhe gjatë historisë ka kërkuar një nivel rreziku të llogaritur.

“Pas ngritjes, “Starship-i” i “SpaceX” shpërtheu në ajër në përpjekjen e parë të nisjes. Raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë është pa ekuipazh. “Starship-i” sapo përjetoi atë që ne e quajmë një çmontim të shpejtë të paplanifikuar”, tha një zyrtar.

“SpaceX” është i njohur për përqafimin e fatkeqësive të zjarrta, gjatë procesit të zhvillimit të raketës.

Kompania konfirmon se aksidente të tilla janë mënyra më e shpejtë dhe më efikase për mbledhjen e të dhënave, një qasje që e veçon kompaninë nga partnerja e saj i ngushtë NASA, e cila preferon testimin e ngadaltë dhe metodik mbi shpërthimet dramatike./KultPlus.com

Të ngjajshme