Stilistja shqiptare Nensi Dojaka fiton çmimin prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton

8 Shtator, 2021 - 11:00 am

Nensi Dojaka është fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi talentin shqiptar.

“Nensi Dojaka fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj.

Çfarë talenti. Çfarë krenarie”, tha Rama.

Nensi Dojaka është shqiptarja e parë që i është bashkuar shtëpisë prestigjioze të modës Louis Vuitton dhe do të ketë mbështetjen e plotë të LV për të nxjerrë në treg koleksionin.

27 vjeçarja, Nensi Dojaka jeton në Londër. Koleksioni u vlerësua nga ekspertëve më të famshëm të modës dhe për herë të parë u përfshinë edhe votat nga publiku, pasi sfilata u zhvillua online për shkak të rregullave antikovid.

Çmimi i Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj ka tërhequr më shumë se 1900 aplikantë nga mbarë bota.

Prej tyre janë përzgjedhur 20 stilistë të rinj nga Kina, Franca, Italia, Japonia, Libani, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA./atsh/KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme