Studentët e Kolegjit Universum kanë krijuar aplikacion mobil për Testin e Maturës

14 Maj, 2021 - 2:55 pm


Studentët e Kolegjit Universum të Departamentit Shkenca Kompjuterike në kuadër të inkubatorit teknologjik dhe lëndes “Zhvillim i Aplikacioneve Mobile” me Prof. Berat Ujkani kanë krijuar aplikacion mobil për Testin e Maturës Shtetërore.

Tani të gjithë maturantët kanë mundësinë të përgatiten për testin e maturës përmes këtij aplikacioni mobil i cili përmban kuize dhe pyetje të ndryshme që përfshijnë materialet që maturantët kanë mësuar gjatë shkollës së mesme.

Aplikacioni tashmë është publikuar në GooglePlay dhe mund të shkarkohet përmes këtij linku https://play.google.com/store/apps/details?id=com.companyname.testimatures

Fal planprogramit dhe angazhimit të profesorëve studentët e Kolegjit Universum gjatë gjithë vitit angazhohen në projekte reale dhe krijojnë prototipe të ndryshme përmes paisjeve harduerike sipas metodës “Learning by Doing” dhe informatave “State of the Art in Technology“. Përmes projekteve të tyre ata po krijojnë paisje dhe aplikacione të cilat ndikojnë pozitivisht në mirëqenjen e komunitetit duke krijuar lehtësira në jetën reale të njerëzve. Projekte te tjera që kanë krijuar studentët tanë janë dora robotike, smart home, smart stick for blind people, alarm systems dhe shumë paisje të tjera. 

Shikoni disa pamje nga aplikacioni.

Për më shumë informata rreth projekteve dhe aktiviteteve që angazhohen studentët që nga viti i parë në Kolegjin Universum ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.Sc2222.2.pngSc4444.4.png

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Të ngjajshme