Studentët e Kolegjit Universum mirëpriten nga Ambasadori i Kosovës në Portugali

27 Prill, 2021 - 11:54 am

Studentët e Kolegji Universum ishin të ftuar në takim me Ambasadorin e Kosovës në Portugali, Shkelqesinë e tij, Zt. Ylber Kryeziu. 

Falë bashkëpunimit të Kolegjit Universum me 115 universitete ndërkombëtare, studentët tanë Graniti, Habibi, Dardani, Bledari, Blearti, Çlirimi dhe Eroni këtë semester janë duke studiuar me bursë të plotë në Instituto Politecnico de Tomar në Portugali.

Mbi 325 studentë të Kolegjit Universum kanë përfituar bursa për shkëmbim semestral në 115 universitete në 26 shtete të Evropës. Çdo student përfiton 850 euro kompenzim mujor dhe 360 euro kompenzim për shpenzime të transportit.Duke studiuar jashtë vendit, studentët tanë do të mund të mësojnë për kultura të ndryshme, të punojnë me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme dhe të komunikojnë & mësojnë gjuhë të reja.

Kolegji Universum mbetet institucioni model për ndërkombëtarizim duke u mundësuar studentëve vazhdim të studimeve në universitetet më të mira Evropiane. Për më shumë informata na ndiqni në rrjete sociale në facebook apo instagram, kontaktoni në [email protected] ose +383 44 144 062.

Të ngjajshme