Studentët e Kolegjit Universum përfitojnë bursa studimi nga Fondacioni ‘Anne & Erion Hasa’

10 Qershor, 2021 - 4:33 pm

Studentët e Kolegjit Universum të departamentit Gjuhë Angleze në kuadër të lëndes “Community Service” në formë vullnetare janë angazhuar në projekte reale në të mirë të komunitetit.

Studentet Vesa Demelezi dhe Eldina Rashiti në kuadër të kësaj lënde janë angazhuar në Shoqatën e Personave me Aftësi Ndryshe “Hendifer” në Ferizaj. Gjatë kësaj kohe Vesa dhe Eldina kanë organizuar aktivitete të ndryshme si mësim i gjuhës angleze përmes aktiviteteve, orë të artit, lojëra të ndryshme atraktive e po ashtu pjesëmarrësit patën mundësi të bëjnë punime me argjilë dhe shetitje në natyrë.

Për projektin e realizuar Eldina thotë: “Që kur kam qenë e vogël, gjithmonë kam dashur t’i ndihmoj njerëzit, veçanërisht ata që janë në këtë situatë siç ishte rasti në këtë organizatë. Kjo ishte arsyeja që më shtyu të bëja këtë shërbim. Komuniteti i organizatës na priti shumë mirë dhe ishin shumë të lumtur për këtë sepse ata nuk kishin pasur ndonjë projekt apo ndihmë të tillë më parë”.

Pas realizimit me sukses të këtij projekti, me qëllim që ti ndihmoj studentët në arritjen e potencialit të tyre të plotë dhe ti përkrah në vazhdimin e realizimit të iniciativave të tilla, Fondacioni “Anne & Erion Hasa” kanë ndarë bursa studimi për Vesen dhe Eldinen. Po ashtu përfituese e burses nga fondacioni është edhe studentja Amira Rexha.

Fondacioni “Anne & Erion Hasa” është themeluar në vitin 2021. Një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm në fokusin e këtij fondacioni zë mbështetja e të rinjëve në shkollim. Të bindur se arsimimi i gjeneratave të reja ndikon direkt në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe zhvillimin e vendit, fondacioni po zhvillon një aktivitet intensiv në këtë drejtim.

Për më shumë informata rreth projekteve të tilla kontakto Kolegjin Universum në [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062.

(Shkrim i sponsorisuar nga Universum)

Të ngjajshme