Suedia ‘pushtohet’ nga varianti Omicron, rekord të infektuarve

8 Janar, 2022 - 7:03 pm

Suedia ka shënuar një tjetër rekord të infektuarish për të tretën ditë radhazi, përkatësisht 23,877 raste në 24 orë. Vala e katërt ka përfshirë vendin, duke mbingarkuar kështu sistemet shëndetësore.

Në valën në rritje të rasteve me Covid-19, kryesisht për shkak të variantit Omicron ka pasur një rritje të shtrimeve në spital në shumë pjesë të vendit, megjithëse numri i viktimave ka mbetur i qëndrueshëm.

Suedia, e cila nuk ndoqi rregullin e karantinës gjatë pandemisë, kufizoi numrin e tubimeve publike muajin e kaluar dhe i kërkoi kujtdo që kishte mundësi të punonte nga shtëpia për të mbajtur në kontroll koronavirusin.

Më shumë se 82% e suedezëve të moshës mbi 12 vjeç kanë marrë të dyja dozat dhe rreth një e treta e të rriturve kanë marrë dozën përforcues./abcnews.al /KultPlus.com

Stockholm News - Online News in English

Të ngjajshme