“Sundimtari” i Makiavelit dhe “Lufta ime” e Hitlerit – librat që tronditën botën!

2 Prill, 2020 - 7:30 pm

Librat janë një prej pasurive më të mëdha të njerëzimit, por në shumë raste përgjatë historisë janë shkruar libra, të cilët kanë ngjallur polemika të forta, kanë nxitur ide publike të pavërteta apo nuk janë bazuar në fakte.

Librat janë një prej pasurive më të mëdha të njerëzimit, por në shumë raste përgjatë historisë janë shkruar libra, të cilët kanë ngjallur polemika të forta, kanë nxitur ide publike të pavërteta apo nuk janë bazuar në fakte. Ka pasur raste, kur libra të ndryshëm kanë shkaktuar vdekje masive, shkatërrim dhe regjime të egra qeveritare. Ka dhe nga ata që thjesht kanë shkaktuar polemika të forta shkencore, por pasojat e tyre s’kanë pasur impakt mbi njerëzimin, vetëm mbi autorin. Në këtë listë paraqiten dy nga dhjetë librat më të debatueshëm për arsye të ndryshme. Shumë prej tyre kanë pasur pasoja të rënda për njerëzimin, disa prej tyre nuk e kanë pasur këtë qëllim në momentin që janë shkruar, por më vonë janë përdorur nga njerëz të tjerë, të nxjerrë jashtë kontekstit.

“Princi”, Niccolò Machiavelli, 1532

Ka shërbyer si frymëzim i nxjerrë jashtë kontekstit për shumë tiranë, një ndër to është dhe Stalini. Machiavelli shpresonte të krijonte një revolucion në zemrat e lexuesve të tij dhe ai e arriti atë në njëfarë mënyre. Vetëm se në shumë raste, siç është rasti i shumë diktatorëve, jo në mënyrën më të mirë. Disa prej aplikuesve të teorive të tij kanë marrë fraza të shkëputura nga konteksti, si për shembull: “…nuk është e nevojshme që një princ të ketë të gjitha cilësitë e lartpërmendura (i mëshirshëm, besnik, human, i ndershëm dhe besimtar), por është e nevojshme që të duket se i ka ato. Disa prej njerëzve të frymëzuar nga ky libër janë Stalini, Hitleri, Musolini etj…

“Mein Kampf”, Adolf Hitler, 1925

Ndihmoi në shpërndarjen e gjenocidit antisemit të Hitlerit, në atë kohë. Në “Mein Kampf”, Hitleri theksoi planin e tij për Gjermaninë e re, i cili përfshinte vrasjen masive të hebrenjve, një luftë kundër Francës dhe Rusisë, për të krijuar hapësirë jetese për gjermanët. Në kohën e botimit të tij, libri u injorua nga lexuesit, por me të marrë pushtetin Hitleri kjo gjë ndryshoi. Mendohet se në vitin 1945, në qarkullim ishin 10 milionë kopje të librit. Libri thekson këndvështrimin racist, sipas të cilit njerëzit klasifikohen nga raca si superiorë dhe inferiorë./AlbertVataj / Filozofia.al / KultPlus.com

Të ngjajshme