‘Superheronjtë’ befasojnë pacientët e vegjël në Klinikën e Pediatrisë

15 Dhjetor, 2023 - 8:37 pm

Care for Kosovo Kids në bashkëpunim me organizatën Klubin Alpin Prishtina kanë befasuar fëmijët në Klinikën e Pediatrisë, shkruan KultPlus.

Superheronjtë e preferuar të fëmijëve pushtuan skenën e kësaj klinike, pasi aplinistët u lëshuan nga dritaret për të disponuar pacientët e vegjël.

Kjo ngjarje mban një vend të veçantë pasi synon ngritjen e vetëdijes dhe fondeve për terapinë e nevojshme për fëmijët që luftojnë kancerin në Departamentin e Hemato-Onkologjisë Pediatrike në QKUK.

Kjo është bërë tanimë një ngjarje tradicionale në vitet e fundit. /KultPlus.com

Të ngjajshme