Tash e 12 vjet ky qytet i Kosovës nuk është dekoruar për fundvit

10 Dhjetor, 2021 - 12:55 pm

Pas 12 vitesh, Komuna e Hanit të Elezit ka vendosur ta dekorojë qytetin për festat e fundvitit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Mehmet Ballazhi. “Tani pas 12 vjetësh në Han të Elezit, ka një frymë më liberale sepse vet veprimet e mia për qytetarët janë më liberale. Dua t’i thej disa tabu që në Han të Elezit janë që disa vite. Një prej tyre dekorimi i qytetit për festat e fundvitit. Pastaj formimi i kabinetit qeveritar në një përqindje 50-50 me femra dhe meshkuj, me moshë të re”, ka deklaruar Ballazhi në KlanKosova.

Ndryshe, kryetari i deritanishëm i Hanit të Elezit, Rufki Suma, gjatë viteve të kaluara kishte deklaruar se paratë që do të shpenzoheshin për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit, do t’i orientojë në ndihmë të qytetarëve në nevojë./ KultPlus.com

Të ngjajshme