Të shtunën hapet ekspozitë me veshje tradicionale kombëtare të komuniteteve që jetojnë në Kosovë

17 Nëntor, 2023 - 1:56 pm

Të shtunën në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” të Kosovës do të hapet ekspozita kolektive me titull “Ekspozitë me veshje tradicionale shqiptare dhe kostumet tradicionale të komuniteteve që jetojnë në Kosovë”.

Kjo ekspozitë ka për qëllim prezantimin e kostumeve tradicionale kombëtare të pakicave që jetojnë në Kosovë. Poashtu do të prezantohen edhe kostumet shqiptare tradicionale.

Kuratori i ekspozitës është kritiku i artit Ilir Muharremi i cili thotë: “Kjo ekspozitë është tejet e veçantë dhe i vë në peshore kostumet e të gjitha komuniteve duke analizuar ngjashmëritë e tyre në materiale, ngjyra, detaje sepse të gjithë jetojmë në Ballkan dhe Ballkani  ka ngjashmëri si në arte, muzikë poashtu edhe veshje tradicionale”. Në ekspozitë do të prezantohen: Gjyle Berisha, Serbeze Sylejmani dhe Kimete Shok të cilat i kanë sjellë disa nga veshjet tradicionale të tyre.

Organizatorja dhe ideatorja kryesor e kësaj ekspozite është artistja Albana Krasniqi e cila këtë ide e kishte qysh më herët.

Ekspozita hapet në orën 13:00 dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës në Prishtinë. / KultPlus.com

Të ngjajshme