Të studiosh master në Angli, përvoja e studentes kosovare Edonita Bytyqi

1 Nëntor, 2019 - 2:15 pm

Edonita Bytyqi, studente në Kolegjin Universum në Programin Master, aktualisht po i vazhdon studimet në “Staffordshire University” si pjesë e bursave për shkëmbim semestral që i ofron Kolegji Universum për shkëmbim në njërin nga 22 shtetet e BE-së, e që në mesin e tyre Edonita zgjedhi Anglinë vendin e njohur për cilësi të lartë në arsim.

Për përvojen e saj në Angli Edonita thotë “Jo rastësisht kam zgjedhur që pas studimeve bachelor, të vazhdoj edhe studimet master në Kolegjin Universum. Pasi që mundësinë për studime në Universitetin Staffordshire të Anglisë, nuk do të mund ta realizoja pa përkrahjen e tyre. Poashtu metodat inovative që përdoren gjatë ligjërimit në Kolegjin Universum (mësim i bazuar në projekte) më kanë ndihmuar të adaptohen lehtë me sistemin anglez të edukimit”.

Si Edonita kanë përfituar bursa për shkëmbime semestrale edhe 108 studentë të tjerë të Kolegjit Universum. Vetëm për këtë vit Kolegji Universum ka në dispozicion 395 bursa për studentë bachelor dhe master. Bëhu si Edonita, apliko edhe ti, Eksploro Evropën gjatë studimeve përmes Kolegjit Universum https://bit.ly/2HuMame 

Programi Master në Kolegjin Universum është i vetmi program i cili është ranguar si i 16’ti në Evropën Lindore dhe në Top 200 programet më të mira të kësaj fushe në botë nga agjencia prestigjioze franceze Eduniversal

95% e profesorëve të Programit Master të Kolegjit Universum kanë studiuar jashtë vendit, përveç tyre gjatë vitit vijnë dhe profesor vizitor për ligjërim si Prof. Dr. Svend Hollensen, autori i librit të dytë më të shitur në botë për Marketing Global, njëherit Profesor i Assocuar i Marketingut Internacional në University of Southern Denmark.

Për më tepër këtë vit Kolegji Universum ka shtuar programe të reja për studime në programin master duke përfshi edhe diplomë të dyfishtë gjermane e cila siguron praktikë dhe punësim për studentë në Gjermani. Mëso më shumë https://www.universum-ks.org/studime-master/

Për më shumë informata kontakto [email protected] apo +383 44 144 062;

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Të ngjajshme