Thaçi: Kombi ynë do të mburret përjetë me figurën e Çettës

3 Janar, 2020 - 1:49 pm

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se para një shekulli u lind Anton Çetta, njeriu që do mbetet në historinë e kombit për kontributin e jashtëzakonshëm në mbledhjen e folklorit shqiptar në Kosovë, duke e bërë të pavdekshëm këtë thesar të kulturës sonë shpirtërore.

Sipas Thaçit, Çetta do mbahet mend përjetë si njeri i urtë, i mençur, humanist dhe kontribuues i shërimit të plagëve të gjakmarrjes në fillim të viteve të dekadës së fundit të shekullit njëzet, njofton Klan Kosova.

“Ai do mbahet mend përjetë si njeri i urtë, i mençur, humanist dhe kontribues i shërimit të plagëve të gjakmarrjes në fillim të viteve të dekadës së fundit të shekullit njëzet. Kombi ynë do të mburret për jetë dhe mot me figurën e albanologut Anton Çetta”. /KultPlus.com


Të fundit

Të ngjajshme