Tifozi anglez: Kam qenë në mbi 30 vende, por askund nuk jam pritur më mirë se në Kosovë

16 Nëntor, 2019 - 8:42 pm

Faqja zyrtare e ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë ka publikuar një video ku flet për mirëpritjen që po i bëhet anglezëve në Kosovë.

Kosova është nikoqire e Anglisë në ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020 në kuadër të Grupit A, e cila do të zhvillohet nesër (e diel) në “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.

Fushata e drejtuesve të FFK-së, por edhe qytetarëve të Kosovës ka qenë e gjitha pro një pritje pozitive të miqve anglez.

Dhe, kjo pritje duket se po ndjehet nga anglezët të cilët po pëlqejnë sjelljen dhe mirëpritjen e shqiptarëve nga Kosova ndaj tyre.

“Emri im është Matt. Unë vij nga Newcastle, Angli. Jam këtu për ndeshjen e Anglisë kundër Kosovës nesër (e diel) mbrëma”, ka thënë fillimisht Matt.

“Mirëpritje si kjo nuk kam pasur askund tjetër. Unë kam qenë mbi 30 vende të ndryshme për ta ndjekur Anglinë, por mirëpritje si kjo nuk kam pasur askund”.

“Unë bëj disa punë për “asociacionin e mbështetësve të futbollit” kështu që ne jemi këtu për t’i ndihmuar tifozët e Anglisë”. /KultPlus.com

Të ngjajshme