‘Times Square’ do të ketë fytyrën e Raffaella Carras në 80-vjetorin e saj

17 Qershor, 2023 - 5:40 pm

Në ditën që do të ishte ditëlindja e saj, një homazh për Raffaella Carrà mbërrin gjithashtu nga Nju Jorku.

Fytyra e artistes italiane do të jetë në fakt në ekranet maxi reklamuese në ”Times Square” në ditën e ditëlindjes së saj të 80-të, më 18 qershor.

Raffaella Carrà vdiq më 5 korrik 2021.

Nisma i përket ”Spotify Equal”, e cila zgjodhi artisten si ambasadore për të promovuar barazinë në industrinë e muzikës.

Madje, Raffaella me diskografinë e saj shpesh është marrë me tema bashkëkohore.

”Luca” për shembull, ishte ndër këngët e para italiane që foli hapur për temën e dashurisë homoseksuale./KultPlus.com

Të ngjajshme