Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës shtegton në Amerikë

16 Gusht, 2023 - 6:26 pm

Për herë të parë Trupa e Baletit do t’i ngjisë shkallët e skenës së festivalit “Fini Dance Festivale & Awards”, në New York.

Ditën e fundit të muajit gusht BKK-ja e ka rezervuar për Amerikën, ku nën koreografinë e Antonio Pio Fini dhe interpretimin e balerinëve të BKK, Aulonë Nuhiu dhe Fatmir Smani, publiku në New York, do të ketë mundësin të ndjek nga afër baletin “Shtegtimi”, shfaqje kjo e cila u dha si premierë në Itali muajin e kaluar.

Para kësaj performance Trupa e Baletit po ashtu do të shkojë në Graz të Austrisë për interpretimin e shfaqjes “Corror o Fado”./KultPlus.com

Të ngjajshme