Tunelet e fshehura 400 vjeçare të Turqisë do të bëhen destinacion turistik

26 Prill, 2020 - 5:30 pm

Tunelet e fshehura 400 vjeçare që ndodhen në distriktin e Safranbolus, krahina Karabük në rrethin verior të Turqisë, të njohura për arkitekturën e tyre Osmano-Turke janë planifikuar të bëhen destinacion turistik.

Këto tunele që nga viti 1994 janë të radhitura në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Tri tunelet e ndara e mirë të konzervuara kanë gjatësi të ndryshme dhe janë të ndërtuara nga gurët e gdhendur dhe harqet. Ata gjenden në distriktin historik, që është vatër e shtëpive, banjove, xhamive, fontanave dhe urave osmane, por, poashtu edhe të shtëpive tradicionale të ndërtuara në mes të shekujve XVIII dhe XX.

Këto tunele që janë ndërtuar për të kryer funksionin e furnizuesve me ujë të pijshëm, janë ndërtuar me harqe në rrjedhën e Akçasu shekuj më parë për të përfituar tokat bujqësore. Ato kalojnë nën tregun e farkëtarëve, Xhamisë së Mehmet Pashës dhe Cinci Inn-it, shkruajnë mediat turke, transmeton Ndërtimi.info.

Şefik Yılmaz Dizdar, shefi i Fondacionit të Kulturës dhe Turizmit në Safranbolu, ka thënë se ata janë përpjekur që të ruajnë dhe konzervojnë pasurinë kulturore të distriktit dhe kanë përgatitur projekte në bashkëpunim me Qeverinë, komunën, qeverinë lokale dhe drejtorinë për kulturë dhe turizëm.

“Ne përgatisim projekte dhe bëjmë restaurime të objekteve historike në distriktin tonë në mënyrë që të mbijetojnë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se kanë përgatitur projektin për të restauruar tunelet dhe për t’i prezantuar ata më pastaj si pika turistike.

“Projekti është pranuar. Ka vetëm edhe pak punë në dokumente. Kur këto të përfundohen, ne do të fillojmë punën dhe do t’i hapim këta tunele spektakulare për turistët” potencoi ai.

Dizdar ka thënë se arkitektura e tuneleve mund të merret si objekt studimi i ndonjë lënde.

“Këto tunele, që janë ndërtuar me mundësitë e kohës së shekujve më parë, kanë qenë të aftë të mbajnë struktura të mëdha. Çdokush duhet ta shohë se si u krijua ujëvara nën tokë, megjithë kufizimet e asaj kohe dhe se si uji kullon në sistemet e ujërave të zeza të cilat janë krijuar një nga në” ka shuar Dizdar.

Dizdar shtoi më tutje se dstrikti mirëpret afër 1.5 milionë turistë lokalë e të huaj në vit, që me hapjen e tuneleve ata do të jenë në gjendje të vizitojnë këto hapësira dhe të dëshmojnë mrekullitë e fshehura arkitekturore.

Të ngjajshme