Tym i bardhë në Vatikan – është zgjedhur Papa i ri

8 Maj, 2025 - 6:31 pm

Nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan ka dalë tymi i bardhë, duke shënuar zyrtarisht përzgjedhjen e Papës së ri nga Kolegji i Kardinalëve. Në të njëjtën kohë, kambanat e Bazilikës së Shën Pjetrit kanë nisur të bien si simbol i këtij momenti historik për Kishën Katolike.

Turma e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit është shpërthyer në duartrokitje e brohoritje sapo janë parë sinjalet e bardha që dalin nga Kapela Sistine, që tradicionalisht tregojnë se votimi për Papën e ri ka përfunduar me sukses.

Së shpejti, Papa i ri pritet të shfaqet për herë të parë në ballkonin e Bazilikës, ku do të përshëndesë besimtarët dhe do të prezantohet me emrin e tij të zgjedhur papnor. Përpara daljes së tij, një kardinal i lartë do të shpallë fjalët e njohura “Habemus Papam” – “Kemi një Papë”./KultPlus.com

Të ngjajshme