“Udhëtarët e kotësisë”, piktori Helidon Haliti ka hapur në Shkodër ekspozitën më të madhe të tij

5 Prill, 2024 - 8:07 pm

Takimin e tij të parë me artdashësin shkodran, qytetin e shumë piktorëve të famshëm,”Mjeshtri i Madh” i pikturës, Helidon Haliti, e vlerësoi më ndryshe, duke çelur një nga ekspozitat më të mëdha të karrierës së tij.

Ai prezantoi ekspozitën  “Udhëtarët e Kotësisë” me 4 cikle njëherësh.

Haliti, i cilësuar si piktor i ngjyrave të gjalla, me fuqinë për të mbërthyer menjëhershëm sytë e artdashësve, tregon se për disa vepra, frymëzimin e ka marrë te Marubi dhe Ismail Lulani.

“Mjeshtri i Madh” thotë se në Shqipëri ka nisur një epokë e mirë për vlerësimin e artit pamor, i cili ishte në krizë, por i duhen dhënë qyteteve më shumë galeri arti./Topchannel/KultPlus.com

Të ngjajshme