UNESCO zgjedh 5 kështjella unazore daneze në listën e trashëgimisë botërore

18 Shtator, 2023 - 4:56 pm

Pesë kështjella daneze në formë unazore nga epoka e vikingëve janë shtuar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Qytetet u ndërtuan midis viteve 958 dhe 987 gjatë kohës së mbretit viking Harald Blåtand,si regjent, njoftojnë mediet skandinave, transmeton RTKlive.

Kështjellat unazore janë disa nga mbetjet arkeologjike më të shquara nga epoka e vikingëve në Danimarkë.

Pesë kështjellat janë të përhapura në të gjithë Danimarkën:  Aggersborg dhe Fyrkat në veri të Jylland-it, Nonnebakken në Ishullin Fyn, Borgring në Själland dhe Trelleborg afër Slagelse në Västsjälland.

“Është hera e parë që Danimarka me forca të veta po përpiqet ta zërë  një vend në listën e trashëgimisë botërore. Kështjellat vikinge janë kandidatë për gjeometrinë unike dhe për dëshminë e ndërtimit në Danimarkë që njohim nga historia. Unë angazhohem për ngritjen e interesimit dhe zgjerimin e njohjes së historisë së Danimarkës në botë”, deklaroi ministri i Kulturës së Danimarkës, Joy Mogensen./rtk/KultPlus.com

Të ngjajshme