Universiteti prestigjioz “Sciences Po Rennes” nga Franca ofron bursa për studentët e Kolegjit Universum

23 Mars, 2021 - 12:01 pm

Kolegji Universum lider i mundësive reale ndërkombëtare për studentë. Së fundmi, gamës së bashkëpunimeve i është shtuar edhe projekti tjetër për BURSA ndërkombëtare në Francë. Universiteti prestigjioz “Sciences Po Rennes” nga Franca ofron bursa për studentët e Kolegjit Universum.

Pra tani studentët e Kolegjit Universum do kenë mundësinë të studiojnë në “Sciences Po Rennes” një nga 10 institutet e shkencave politike në Francë dhe konsiderohet si një nga shkollat më madhështore në botë.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentët! Deri sot 325 studentë të Kolegjit Universum dhe 115 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi.

Për informata shtesë kontakto Zyrën Ndërkombëtare të Kolegjit Universum në [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062.

Të ngjajshme