Urimi i Presidentes Osmani për Krishtlindje: Në shtëpinë e secilit të mbizotërojë shëndeti, lumturia e paqja

24 Dhjetor, 2022 - 6:35 pm

Me rastin Krishtlindjeve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë, përcjell KultPlus.

Ajo ka uruar besimtarët e krishterë që në këtë ditë ta rrisin shpresën dhe t’i hapin zemrat.

Në vijim gjeni urimin e presidentes Osmani:

Kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës.

Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që në këtë ditë ta rrisin shpresën e t`i hapin zemrat. Në shtëpinë e secilit të mbizotërojë shëndeti, lumturia e paqja!

Të jemi solidarë, të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë!/ KultPlus.com

Të ngjajshme